leoni

Opozita e bashkuar: Jo debat me Arban Abrashin, i cili e krahasoi opozitën në Kosovë me ISIS-in

AAK-ja në emër të opozitës së bashkuar e ka lëshuar një komunikatë, ku thuhet se anëtarët e opozitës nuk do të dalin më në debat me Arban Abrashin, i cili e krahasoi opozitën në Kosovë me ISIS-in.  “Opozita e bashkuar njofton opinionin dhe mediet se  pas deklarimeve të fundit të zëdhënësit të Qeverisë dhe Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili e krahason një parti opozitare me organizatën terroriste ISIS, ka marrë vendim që të mos u përgjigjet thirrjeve të mediave që përfaqësues nga opozita të jenë përballë tij në ftesat për debate mediatike”, thuhet në njoftim. Sipas opozitës, qytetarët e Kosovës, presin një distancim dhe kërkim falje nga ministri në fjalë për këtë deklarim kaq të ulët krahasues. Duke folur për gjatjen me vezë nga opozita dhe gazi lotsjellës, Abrashi kishte thënë se me metoda të tilla opozita po sillet ashtu sikur ISIS-i.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …