Opozita e bashkuar mbajti tubimi mobilizues me gra në Gjilan

Opozita e bashkuar mbajti tubimi mobilizues me gra, në kuadër të përgatitjeve për protestën e ardhshme kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën dhe kundër kësaj Qeverie që e ka shkelur Kushtetutën e vendit. Para të pranishmeve folën Nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s, Fatmir Mulhaxha – Kollçaku, Kryetarja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra, Kryetarja e Nismës së Gruas në Gjilan, Ajshe Matoshi, si dhe deputetet Donika Kadaj-Bujupi, Valdete Bajrami dhe Besa Baftiu. Në këtë tubim u fol për rolin e gruas në ndryshimet politike në Kosovë ndër vite, si dhe për nevojën e rritjes së angazhimit në këtë fazë, ashtu që të gjithë bashkërisht t’i ndalim marrëveshjet që e cenojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Tash e disa muaj, opozita është bashkuar kundër proceseve të dëmshme për Kosovën, dhe me aktivitete të shumta ka kundërshtuar vazhdimisht marrëveshjet e 25 dhe 25 gushtit. Nga data 23 dhjetor jemi në situatë të re, meqë edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Qeveria e Kosovës i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës me marrëveshjen për “Zajednicën”. Prandaj, kjo Qeveri nuk ka më as legjitimitet e as legalitet të udhëheq me vendi. Largimi i saj është i domosdoshëm. Këtë e kërkoi populli i Kosovës fuqishëm më 9 janar, e edhe më fuqishëm do ta kërkojë më 17 shkurt të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …