Opozita Kuvend

Opozita është larguar nga Kuvendi, pasi nuk kaluan propozimet që heqin nga rendi i ditës tri projektligjet e kontestuara nga BE-ja

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk kaluar porozitet e tyre që të heqin nga rendi i ditës dhe të kthehen në komisione tri projektligjet e kontestuara nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesit e mediave. Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial. Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjimin për tre projektligje që janë planifikuar për leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës të enjten, duke deklaruar se draftet nuk kanë përfshirë rekomandimet që synojnë përputhjen e tyre me standardet evropiane dhe praktikat më të mira. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër propozimit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj për heqjen nga pika e rendit të ditës të projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili theksoi se është kundër rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …