Opozita: Mrrëveshja për AKS-në duhet të bjerë shkelësit e Kushtetutës të japin dorëheqje

Subjektet opozitare mbajtën sot konferencë për media, ku u tha se marrëveshja për themelimin e “Zajednicës” duhet të bjerë në tërësi, kurse ata që e kanë shkelur Kushtetutën duhet të japin dorëheqje.

“Kur Gjykata thotë që shumica e kësaj marrëveshjeje është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë i bie që ajo në tërësi nuk mund të zbatohet. Për ne kjo marrëveshje është e vdekur. U vërtetua se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi dhe qeveria e tyre e kanë shkelur kushtetutën dhe kështu ne kërkojmë sa më shpejt largimin e tyre ose dorëheqjen”, tha Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.  Ai shtoi se nuk do të lejohet që kjo klikë antikushtetuese ta vazhdojë dhunimin e Kushtetutës, zaptimin e shtetit, rrënimin e Republikës e përdhosjen e lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve.

 

Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi vendimin e Gjykatës e ka quajtur triumf të qytetarëve. “Dy marrëveshjet që kanë dëmtuar shumë interesin e Kosovës, imazhin e Kosovës, kanë treguar se këta liderë janë të shantazhuar dhe ka treguar që qytetarët nuk mund të durojnë një gjë të tillë dhe këtë e kanë dëshmuar qytetarët me protesta e peticion”, tha ndër të tjera Isufi .

 

Gjatë kësaj konferencë që është një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u insistua në dorëheqjen e Qeverisë. “Për të gjithë është e qartë se me vendimin e djeshëm të Gjykatës ka një moment të ri juridiko-politik në Kosovë dhe për këtë duhet të reflektojmë të gjithë. Hapi i parë i reflektimit është se Qeveria duhet të japë dorëheqje sepse u vërtetua se janë shkelës të Kushtetutës dhe është hap i parë për të dalë nga kriza e madhe që e ka kapluar Kosovën”, ka thënë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

 

Ai ka përmendur edhe rastin e ish – presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu ku pas konstatimit të Kushtetueses kishte dhënë dorëheqje. “Ai nuk ka mundur që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit në LDK dhe të vazhdojë të jetë president pasi ishte evidentuar si shkelje kushtetuese”, tha më tej Limaj.

 

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Nisma për Kosovën

Limaj: Qeveria më nuk ka asnjë autoritet, ajo duhet t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakoshme

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …