Opozita në Shqipëri që kishte paralajmëruar revolucion dhe marrje me dhunë të pushtetit, sot po proteston qetë

Opozita në Shqipëri që kishte paralajmëruar revolucion dhe marrje me dhunë të pushtetit, sot po proteston qetë

Opozita e nisi me dhunë, por i mbylli me paqe protestat. Qetësimi i opozitës ka të bëjë me  mesazhet e forta amerikane deri edhe me tone kërcënuese se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do  konsideronin partitë jashtë parlamentare të opozitës si organizata të dhunshme. Opozita as i mohoi as i pohoi lajmet te cilat qarkulluan në të gjitha mediet brenda dhe jashtë Shqipërisë ndërsa në protestë lideri i opozitës u shfaq me dy vajzat e tij. Duhej një zë i fortë i Amerikës, për ta bërë esëll opozitën e frymëzuar nga disa qarqe në Gjermani e në Holandë, të mbështetura fuqishëm nga Beogradi e Athina për përmbysjen e rendit kushtetues në Shqipëri. Sot janë bërë lepuj tigrat si Sali Berisha e Lulzim Basha dhe e ka ulur zërin edhe ashtu të mekur, Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …