Edi Rama: Çdo qytetarë, të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar!

Edi Rama: Çdo qytetarë, të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar!

Kryeministri, Edi Rama,  ka votuar në Qendrën e Votimit që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel. Shefi i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Pasi daljes nga Qendra e Votimit, kryeministri Edi Rama tha se këto zgjedhje janë për Shqipërinë që duam dhe e rëndësishme që  çdo qytetarë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. “Sot është shumë e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do të ju japë të gjithëve se sa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon njëherë përgjithmonë se me popullin nuk  luhet. Sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe  kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin, nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp. E rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe kurrë më interesat e një palë apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin kombëtar”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …