Opozita nuk do të lejojë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur për mediet se opozita nuk do të lejojnë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin, përderisa sovraniteti i Kosovës cenohet nga marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara me Serbinë, nga “Zajednica” dhe nga tri marrëveshjet e tjera të 25 gushtit, si dhe nga marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi. Frashër Krasniqi  ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë për obligim ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të tërhiqet nga marrëveshjet, ashtu që të mund të funksionojnë normalisht institucionet e Kosovës. Nëse Isa Mustafa në asnjë mënyrë nuk guxon të tërhiqet nga marrëveshjet, atëherë le t’i hedhë në referendum, ashtu që populli i Kosovës të vendosë për to. Nëse as referendumin nuk kanë guxim ta organizojnë, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ka thënë mes tjerash Frashër Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …