Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa dhe veprime të ndryshme, me qëllim për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Vetëvendosje ka marrë vendim që kundërshtimin ta nis nga Kuvendi i Kosovës, një veprim të tillë nuk e përjashton as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, në seancën kur do të vihet për ratifikim demarkacioni me Malin e Zi. Nisma për Kosovën ende nuk ka marrë një vendim të prerë si do të veprohet ditëve në vijim. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Vetëvendosje nuk e ka përjashtuar as mundësinë e përdorimit të gazit lotsjellës dhe formave që janë përdorë nga opozita vjeshtën e vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti. Nuk dihet se a do të përkrahen veprimet e tilla nga AAK-ja dhe Nisma. Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se me veprime të ndryshme politike do të kundërshtohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit
Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …