Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime për konstituimin e Kuvendit, është pasojë e kalkulimeve politike të partive dhe lidershipit të tyre. Ai tha se bllokada nuk lidhet vetëm me emrin e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, por me prapaskenat për formimin e qeverisë së re. Haliti theksoi se është e pakuptimtë që të thuhet se ka vota për qeverinë, por jo për Kuvendin. Sipas tij, partitë janë duke fituar kohë për pazare rreth kryeministrit të ardhshëm dhe se situata aktuale i konvenon të dyja palëve: opozita pret që VV-ja të dobësohet, ndërsa kjo e fundit të konsolidojë fuqinë. Ai kërkoi që të votohet kryetari i Kuvendit, të hapet procesi dhe të testohet realisht nëse ekziston shumica për qeveri. Nëse jo, atëherë – sipas Halitit – duhet shkuar në zgjedhje të reja, me presidenten që merr hapin vendimtar.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …