ORCA organinzon sot protestë kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

ORCA organinzon sot protestë kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon sot një aksion para objektit të qeverisë përmes të cilit do protestojë kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. ORCA është e shqetësuar me nivelin e ulët të informimit të kryeministrit dhe zyrës së tij lidhur me çështjen e mosakreditimit institucional të universiteteve publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës. Mosakreditimi institucional do të thotë pamundësim i regjistrimit të studentëve vetëm për këtë vit, ndërkohë që këto institucione do të vazhdodjnë të punojnë normalisht madje duke u përgatitur për aplikim për akreditim sërish vitin e ardhshëm. Ndërhyrja nga kryeministri, e dyta me radhë, qoftë edhe si deklaratë, tashmë e rrezikon Agjencinë për përjashtim nga Asociacioni Europian ENQA. ORCA rikujton se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës dhe se çfarëdo vendimi nga ana e Haradinajt do të kallëzohet penalisht nga ORCA si keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …