Brickos

RKL

RKL: Jusuf Buxhovi nuk është vetëm fosil historik i së kaluarës titiste, por çerdhe bastarde e mendësisë serbe, jugosllave

Deklaratat publike kundër UÇK-së nuk janë të parat  as të fundit të Jusuf Buxhovit. Ai dhe “kruzhoku” i tij vazhdimisht janë aktivizuar dhe aktivizohen në momente të caktuara, duke bërë përpjekje ta njollosin luftën e UÇK-së, sepse ajo iu rri si çekan te koka, sepse ajo u tregon sa qyqarë, tradhtarë e barbarë kanë qenë dhe po mbesin, sepse Dielli i UÇK-së i verbon këta çorra e horra.

 

Por nuk duhet harruar se Buxhovi nuk është buxha apo buzha i vetëm, apo fosili i vetëm, sikur thotë kryekuvendari, Kadri Veseli. Nuk është as më trimi, nëse ka diçka që mund të quhet si “trimëri” në këtë rast, por është më i farkuari, më i instruktuari, më projugosllavi ndër të gjitha mbetjet e Serbisë në Kosovë.

Ai qysh moti është  i larguar edhe nga LDK-ja.

Nuk duhet harruar faktin se ishte pikërisht ftesa publike,  që Buxhovi në maj të vitit 1998, në gazetën Bujku, ia kishte drejtuar Ibrahim Rugovës me kërkesë që sa më parë të intervenonte  dhe  ta pacifikonte Drenicën kryeneçe e kaçake. Dhe kur një nga të besuarit e Rugovës e kishte pyetur se si mund të arrihej ajo, Buxhovi i kishte thënë troç, duke qenë pjesë e policisë dhe ushtrisë së Milosheviqit, ose duke i dhënë leje për një veprim të tillë, edhe pse Serbia nuk e kishte hallin e Rugovës, por të Adem Jasharit të të UÇK-së e cila po rritej e po forcohej në të gjitha trevat e atdheut.

Pavarësisht  qëndrimit jo korrekt, që kishte mbajtur ndaj luftës, Ibrahim Rugova, ai nuk kishte marrë përsipër të lëshohej në një aventurë të tillë. Disa partiakë të LDK-së, pas rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharëve të tjerë, kishin shkuar në Drenicë për t’ ia bërë me dije popullit se cila ishte rruga e Adem Jasharit dhe si do të përfundonte ajo, dhe cila ishte rruga tjetër e Ibrahim Rugovës, rruga e paqes, durimit, pritjes qoftë deri në Kijamet… Natyrisht se nuk ishin kthyer të kënaqur nga Drenica, sepse  “mikpritja” vëllazërore e UÇK-së nuk iu kishte shkuar për shtati...

Sesi mbaroi ftesa e tillë e Buxhovit dhe klasës së tij, dhe cilës rrugë iu përgjigj Drenica e tërë Kosova, kjo është historia të cilën edhe pas 20 viteve e fyen Buxhovi, por jo vetëm ky. Kjo është historia, të cilën ai kurrë nuk do ta pranojë, sepse nuk është kot historian i Shkollës politike të Kumrovcit, dhe nuk ka shkarravitur kot me tërë ato libra, që nuk di se kush i ka lexuar dhe i lexon, përveç atij vetë.

Buxhovi nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e tij kundër UÇK-së, kundër të burgosurve politikë, kundër atdhetarëve dhe heronjve të Kosovës, sepse ai përfaqëson me këmbëngulje një mendësi tjetër, mendësinë jugosllave të ish bashkim vëllazërimit, të atyre shqipfolësve që i brohorasin, (derisa  sa u shqyhet gurmazi), fillimit të aktivitetit të Gjykatës Speciale.

Ata me mendjet e tyre të retarduara mendojnë se me këtë gjykatë merr fund lufta e UÇK-së, fillon devalvimi i saj, hiqen apo ndalohen simbolet e saj, që ua kanë zënë sytë, rrënohen përmendoret e shtatoret e tyre, të cilat nuk i shohin dot, mendojnë se do të mbarojnë në burg të gjithë krerët e luftës, të cilët sipas tyre do të shpallen kriminelë dhe pastaj do ta shfryjnë mllefin e zemërimin dhe do t iu bëjnë me dije shqiptarëve qëndrimin e tyre të drejtë. Buxhovi, i cili i thotë vetes historian, mendon se kjo historia e rezistencës shqiptare antisllave e antiserbe duhet të abortohet, sepse nuk i shkon për shtati mendësisë së tij prej historiani të abortuar nga radhët e kombit, që e ka lindur…

Buxhovi mund të jetë dëshmitar i mirë, i mbrojtur  i Gjykatës Speciale, por ai deri sot nuk ka treguar asnjë fakt konkret të “krimeve” të UÇK-së, përveç paragjykimeve, përveç instruktimeve, që bazohen në dosjet e Serbisë së kohës së Milosheviqit. Ai denoncon pa fakte, sepse në Kosovë kjo lejohet, në emër të kësaj që i themi “demokraci evropiane”. Lejohet edhe sharja e fyerja e personaliteteve më meritore  kombëtare, sepse nuk janë  kot “demokratë”, pushtetarët tanë,  sepse Shteti i Kosovës nuk guxon të nxjerrë ligje për marrjen në mbrojte të atdhetarizmit e patriotizmit kombëtar, meqë paragjykohet se kjo i fyen serbët e Kosovës, të cilët luftën e UÇK-së e kanë shpallur “terroriste”, ashtu sikur edhe NATO-n.

Dhe një shtet të tillë të shpërfytyruar në shumë segmente, i jepet e drejta secilit të etiketojë, të paragjykojë, të kërcënojë, të shajë e të fyejë vlerat më sublime kombëtare, duke shfryrë valvulet e zemërimit, duke munduar  trurin për ta ndërruar botën sipas shijes së gjithë secilit.

Natyrisht se kjo është punë kote, por kjo mungesë morali e ndërgjegje kombëtare, e këtyre njerëzve në shërbim të Serbisë, bën që serbët kurrë të mos pajohen me pavarësinë e Kosovës. Ata e kanë thënë sa e sa herë se nuk kanë problem me shqiptarët e ndershëm, por vetëm me ata të UÇK-së.  E ka thënë hapur  Vuçiqi, madje edhe Bërnabiqja.  “Ne mund të gjejmë në Prishtinë akademikë e politikanë, me të cilët do të merreshin vesh shumë lehtë për të ardhmen e Kosovës,  por ja që jemi të detyruar të flasim me “terroristët” e UÇK-së”. Ata me dëshirën më të mirë do të arrin marrëveshje me Jusuf Buxhovin, Veton Surroin, Baton Haxhiun, Adriatik Kelmendin, me disa nga akademikët e ASHAK-ut, pastaj me Shpend Maxhunin, Muhamet Mustafën, Azem Vllasin, dhe dhjetëra të tillë nga më të moshuarit e deri te më të rinjtë, bijtë e bijat  e UDB-ashve, që mbajnë postet më të larta në shumicën e institucioneve të Kosovës dhe kudo në jetën politike, ekonomike, shoqërore, tregtare etj.

Nuk është fosil i vetmuar Jusuf Buxhovi, por është “ajkë” e pacifizmit dhe skllavërisë shekullore të një segmenti të  shqipfolësve, është një trashëgimi që ka zënë fill nga Ballaban Badhera, Esad Pashë Toptani dhe jo pak pashallarë e bejlerë, deri te Ahmet Zogu, pastaj Koçi Xoxe, Xhafer Deva, Ali Shukria, Mehmet Maliqi, mjerisht edhe shumë të tjerë.

Por, Jusuf Buxhovi me këta dhe të tillë mund të krahasohet vetëm sa i përket zellit të tij për bashkëpunim me ish strukturat  antishqiptare të Serbisë dhe jo sepse është i nivelit që mund t’i bëjë ndonjë dëm luftës së UÇK-së, përveç se shpërfaqë në vazhdimësi  urrejtjen e tij të sëmurë, e cila ka edhe mbështetës aktualë në jugo-mediet e Kosovës. Këta përveç krekosjes së tyre idiotike, deklarimit hapur kundër UÇK-së, kundër gjakut të derdhur për liri, me vetëdije të plotë rreshtohen me forcat antishqiptare, në Serbi, të cilët luftën e UÇK-së e konsiderojnë terroriste, por po ashtu sikur e konsiderojnë terroriste edhe NATO-n.

Kjo pozitë e tyre shpjegohet sipas maksimës së njohur: Armiku i armikut tim është miku im. Armiqtë e UÇK-së, kanë qenë dhe mbesin miqtë më të ngushtë të Sheshelit, Vuçiqit, Daçiqit, Arkanit tanimë të ngordhur, i cili  kishte jo pak miq nga mesi i këtij lloji të shqiptarëve,  të cilët serbët i konsiderojnë si shqiptarë të ndershëm në Kosovës. Kjo do të mbetet vulë e zezë dhe vulë e turpit për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

Një ditë do të dalë sheshit edhe rrëfimi për Jusuf Buxhovin, e shumë buxhovë të tjerë, çakej që iu kanë vërsulur luftës së UÇK-së, ashtu sikur doli publikisht me fakte e argumente e vërteta për Nazim Bllacën dhe kompaninë e turpit,  kundër kombit. Bllaca vazhdon të mbetet “idoli” i tyre, meqë ky soj shqipfolësish kanë kërkuar që atij t i ngrihet përmendorja për së gjalli.

Nuk thuhet kot se me dheun bëhet balta dhe pastaj bëhet edhe tulla e fortë si guri, ndërsa me pleh nuk bëhet dot as çerpiqi, sepse sapo ta nxehë  dielli, ai skërmoqet.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …