Organizata Botërore e Shëndetësisë e miraton vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent kundër Covid-19

OBSH e miraton vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë e aprovoi vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent, duke i hapur rrugën shpërndarjes së saj në vendet në nevojë. Kjo është e para vaksinë që i shtohet në Listën e Përdorimit të Emergjencave të organizatës së Kombeve të Bashkuara. kjo lëvizje i lejon shteteve që ta shpejtojnë proceset e tyre të miratimit të vaksinës nga rregullatorët vendas, dhe i krijon mundësinë UNICEF-it e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë ta dërgojë vaksinën aty ku nevojitet. OBSH mblodhi ekspertë rregullatorë nga i gjithë globi, së bashku me ekipin e tij për të aprovuar vaksinën që tashmë është shpërndarë në disa vende të pasura.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …