FSK

FSK-ja në pranverë të këtij viti pritet t’iu bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse

FSK-ja në pranverë të këtij viti pritet t’i bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse. Marrëveshjet janë arritur dhe kanë mbetur vetëm procedurat administrative deri kur FSK për herë të parë do të marrë pjesë në një mision paqeruajtës. Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama që ndër të tjera thotë se ushtria ka nevojë për më shumë buxhet për të përfunduar procesin e transformimit. Gjenerallejtënant Rrahman Rama flet edhe për presionin që Serbia po vazhdon të ushtrojë mbi pjesëtaret serb në FSK-së, përkundër të cilit ata po vazhdojnë shërbimin në Forcë. Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Iowa-s. Ky vendim do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane. Një numër simbolik i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Gardën Nacionale të Iowa-s, pritet që në muajin mars të jenë pjesë e një misioni paqeruajtës në botë. FSK do të marrë pjesë për herë të parë në një mision paqeruajtës, pas së cilit pritet që në numër më të madh pjesëtarët e Forcës të marrin pjesë në misione të tjera paqeruajtëse në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …