Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka falënderuar pjesëmarrësit në protestën e sotme në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka falënderuar pjesëmarrësit në protestën e sotme në Hagë. Në shkrimin falënderues thuhet se porosia e kësaj proteste ishte mjaftë e qartë. “Falënderim i veçantë për mërgimtarët, luftëtarët, qytetarët dhe mediat që morën pjesë në protestën e sotme të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Mesazhi ynë i përbashkët ishte i qartë: Jo në emrin tim!”, thuhet në mes tjerash në shkrimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Policët pa pagesa shtesë: Detyrohen të kërkojnë punë të dyta për të mbijetuar

Zyrtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të përballen me vonesa dhe mungesa në pagesën …