OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, nëpërmjet një komunikate për media, është shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës. Anëtarët e kryesisë dhe të Këshillit drejtues të kësaj organizate në Mitrovicë, gjatë takimit të djeshëm kanë inkurajuar përfaqësuesit e partive politike të kenë unitet rreth dialogut me Serbinë, ndërsa kërkuan të drejta të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, sikurse serbët në Kosovë.

“OVL e UÇK-së është kundër ndarjes, shkëmbimit të territoreve, prekjes së kushtetushmërisë së vendit, dhe kërkojmë unitet të partive politike në dialog me Serbinë, si dhe të drejta të shqiptarëve në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, njëjtë sikurse serbët në Kosovë. OVL e UÇK-së është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet aktuale të marrëveshjes finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë komunikatë, të nënshkruar nga kryetari i OVL UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …