Organizata Rrënjët Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në Mal të Zi ta BOJKOTOJNE koncertin e gruas të kriminelit ARKAN, Ceca

Organizata Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots u bën  shqiptareve ne Mal te Zi, në  veçanti shqiptarëve të Ulqinit të BOJKOTOJNE koncertin e gruas te kriminelit ARKAN,  Ceca.

Arkani masakroi me mijëra shqiptarë, kroatë, boshnjak te pa fajshëm. Shumica ishin fëmijë gra dhe pleq.

Individëve të tillë  u duhet mohuar lejimi ne troje shqiptare, ata asnjëherë nuk kane kërkuar falje për krimet ndaj popullsisë shqiptare, dhe sot pretendojnë te përfitojnë edhe financiarisht nga populli qe ata u munduan ta zhdukin nga këto troje ku ata sot po japin  koncerte!

Gjithashtu i bëjmë thirrje, Kryeministrit Dritan Abazovic dhe Kryetarit te Komunës te Ulqinit, Omer Bajraktari, ta anulojnë këtë koncert!

Rrënjët Shqiptare u bëjnë thirrje edhe mediave shqiptare si TV Teuta t’ i denoncoje koncerte  dhe jo ti promovojnë!

Është turp që në vitin 2023 akoma te lejojmë armikun ose bashkëpunëtorët e  tyre të  vazhdojnë të na ofendojnë!

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …