Rrahman Jasharaj

Organizata sindikale SBASHK po e përcjell në vazhdimësi grevën 13-ditëshe në institucionet arsimore

Organizata sindikale SBASHK  përmes një komunikate, ka njoftuar se  po përcjell në vazhdimësi rrjedhën e grevës tani 13 ditë, në institucionet arsimore. SBASHK-u ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të organizatës,  Rrahman Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përpjekja e sulmit fizik gjatë vizitës që ua bëri grevistëve. SBASHK-u ka përmendur edhe rastin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti, i cili vizitoi komunën e Besianës. U bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”, thuhet në komunikatën  e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …