Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë filluar fushatë për mbledhjen e fondeve për fëmijët në Siri

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë filluar fushatë për mbledhjen e fondeve për fëmijët në Siri. Kjo nismë ka filluar nga Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë në qytetin Elbasan, ndërsa një xhami lokale e ka dhënë kontributin e parë prej 500 mijë lekësh (3 mijë e 634 eurosh). Të hollat do të dërgohen në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe, që operojnë në Siri, për të dhënë një ndihmë modeste për fëmijët sirianë, që kanë nevojë dhe ata që vuajnë nga pasojat e luftës, ka njoftuar, Sokol Lulgjuraj nga Qendra ndërfetare.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Reagime të ashpra ndaj vendimit të Kushtetueses, akuzohet pushteti për presion politik mbi gjykatën

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për postin e nënkryetarit serb të Kuvendit, reagimet nga Vetëvendosje …