Organizim i jashtëzakonshëm i 19 kantoneve të Zvicrës për protestën gjithëpopullore në Hagë

Një organizim i madh po zhvillohet në diasporën shqiptare në Zvicër, ku nëntëmbëdhjetë kantone janë përfshirë në përgatitjet për protestën e 14 shtatorit në Hagë. Protesta do të mbahet kundër padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale – Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Kordinatorët e Këshillit Organizativ në Zvicër, Shaip Kadriaj e Xheladin Shala, kanë bërë të ditur se të gjitha përgatitjet dhe njoftimet në kantonet ku jetojnë shqiptarë tashmë janë finalizuar. Kordinatorët po ashtu kanë publikuar oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga secili kanton.

Në njoftim thuhet:

Thirrja e organizatorëve

Të dashur bashkatdhetarë, më 14 shtator në Hagë do të protestojmë kundër padrejtësisë që po u bëhet udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Hagës.

Atje nuk janë në bankën e të akuzuarve vetëm disa individë – aty po gjykohet lufta jonë e drejtë për liri, po nëpërkëmbet gjaku i dëshmorëve, sakrifica e martirëve dhe dhimbja e popullit tonë.

Kjo protestë është thirrje e mërgatës dhe organizatave të dala nga lufta: të jemi të bashkuar dhe të mos heshtim para padrejtësisë!

Data: 14 shtator 2025.  Ora: 14:00

Vendi: Waterpartij, Den Haag

Koordinatorët për çdo kanton janë caktuar dhe kontaktet e tyre gjenden bashkë me këtë njoftim.

Ejani masivisht për UÇK-në, për lirinë, për Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …