Pas Konferencës së suksesshme që rezultoi me miratimin e Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, gjatë ditës së sotme, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një tryezë diskutimi me përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, kuvendet komunale, partitë politike lokale dhe organizatat e shoqërisë civile. Qëllimi i takimit ishte reflektimi dhe diskutimi rreth luftimit të dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, me theks të veçantë në dinamikat lokale.
Takimin e hapi Igli Totozani, Drejtor i Zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan.
Në panelin diskutues morën pjesë deputete nga Kuvendi i Kosovës, përfshirë edhe Mimoza Sojeva-Pajaziti, Kryesuese e Grupit të Grave Asambliste në Komunën e Ferizajt, e cila foli mbi rëndësinë e adresimit të dhunës ndaj grave në politikë, me fokus të veçantë në nivelin lokal.
Tryeza u përmbyll me nënshkrimin e Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë nga pjesëmarrësit, si shenjë e përkushtimit të tyre për një angazhim të përbashkët dhe konkret në këtë drejtim.