Misioni i OSBE-së do të jetë i tëri në shërbim të lehtësimit të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, pavarësisht se ato përbëjnë shkelje të rëndshme të sovranitetit të shtetit tonë. Ky mision ka njoftuar se do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë, më 24 prill, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë. OSBE do të ndërmarrë këtë operacion, për siç thuhet, grumbullimin e votave dhe dhënien e mundësisë personave me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhjet e shtetit fqinj. “OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. OSBE do të jetë bartëse e operacionit në Kosovë, duke përfshirë edhe ruajtjen e materialit të ndjeshëm që do të përdoret në këtë proces. Pas përfundimit të procesit, OSBE do t’i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë dhe do t’ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë për numërim e procedura të mëtutjeshme.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
