Osman Osmani

Osman Osmani: Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore me Kosovën i jep fund diskriminimit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Federale e Zvicrës miratoi Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Kosovën për ratifikim në Parlamentin zviceran. Sindikata Unia e mirëpret vendimin. Me miratimin parlamentar, merr fund diskriminimi kundër qytetarëve nga Kosova përfundimisht.  Sot, qeveria e Zvicrës miratoi mesazhin e marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurinë Shoqërore Zvicër Kosovë të nënshkruar më 8 qershor 2018 dhe i propozon parlamentit të Zvicrës për miratim. Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) si dhe të sigurimit të invaliditetit (IV). Nga data e hyrjes në fuqi Marrëveshja në fjalë garanton trajtimin e barabartë të personave të siguruar dhe mundëson pagimin e pensioneve të pleqërisë, trashëgimtarëve dhe të invaliditetit edhe jashtë Zvicrës. Kjo marrëveshje përmban gjithashtu edhe bazën e luftimit të abuzimeve.

Në të ardhmen mundësohet pagesa e pensioneve në Kosovë

Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra duke filluar nga 1 prill 2010 nuk ka pas marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore. Gjatë kësaj periudhe kohore shtetasve të Kosovës u është paguar Pensioni vetëm në Zvicër. Në rast të largimit nga Zvicra ata kanë pasur mundësi vetëm në rimbursimin e kontributeve të sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV). Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë arritur moshën e rregullt të pensionimit dhe trashëgimtarët e tyre, të cilët nuk kanë kërkuar rimbursimin e kontributeve mund të aplikojnë për pagesat e pensioneve jashtë duke filluar nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes mbi Sigurinë Shoqërore.

Tani topi është tek Parlamenti i Zvicrës

Më 18 tetor Parlamenti i Kosovës e ka miratuar marrëveshjen. Tanimë miratimi pritet edhe nga parlamenti i Zvicrës që marrëveshja të filloj së zbatuari. Tani topi është tek Parlamenti zviceran, pasi Marrëveshja hyn në fuqi tek kur të ratifikohet nga dy parlamentet. Kjo më në fund do t’i jep fund diskriminimit kundër qytetarëve nga Kosova. Përfitimet retroaktive nuk janë paraparë. Prandaj, duhet të gjendet një zgjidhje, që mundon kompensimin edhe për periudhën kohore pa marrëveshje.

Për pyetje shtesë:

Osman Osmani, sekretar për migracion në sindikatën Unia, +41 79 934 18 89

Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore të Zvicrës +41 79 363 21 84

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …