KKSB e vlerëson të qetë dhe stabile situatën e sigurisë në Skenderaj

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilin e ka kryesuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Gjatë mbledhjes është diskutuar për çështjen e sigurisë në komunën e Skenderajt, të cilin e paraqiti komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, i cili e vlerësoi të qetë dhe stabile gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Skenderajt. Megjithëkëtë, sipas Durmishit, kohën e fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve, të cilat Policia e Kosovës është duke i luftuar në bazë të planeve operacionale. Rreth përgatitjeve për sezonin e dimrit, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se Komuna ka bërë të gjitha përgatitjet, duke i furnizuar me lëndë djegëse të gjitha institucionet lokale publike, derisa ka njoftuar edhe për gatishmërinë e Komunës sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve brenda territorit të saj, me anë të kompanive të kontraktuara. Në fund të mbledhjes është diskutuar edhe për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të shënimit të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës, ku zyrtarja komunale për Barazi Gjinore, Hyka Ymeri, ka thënë se në kuadër të këtyre ditëve do të mbahet një tryezë e rrumbullakët ku do të diskutohet për problemin e dhunës ndaj femrës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …