leoni

Komuna e Celanos dhe e Hanit të Elezit deklarojnë vullnetin për Binjakëzim

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, është pritë në takim zyrtarë nga kryetari i Komunës së Celanos Settimio Santilli. Takimi është realizuar si përgjigje e ftesës nga Kryetari i Komunës së Celanos Settimio Santilli për Kryetarin Suma me qëllim të realizimit të vullnetit të deklaruar nga dy komunat që të iniciojnë procesin e binjakëzimit. Kryetari Suma duke falënderuar Kryetarin e Komunës së Celanos Settimio Santilli për ftesën që të vizitojë këtë komunë, tha se me shumë kënaqësi i është përgjigjur. Kryetari Suma tha se para se gjithash më duhet të ju falënderoj në emrin tim personal, të banorëve të komunës së Hanit të Elezit dhe në veçanti në emër të komunitetit shqiptarë që jeton dhe vepron në komunën e juaj për mikpritjen dhe mundësinë që të punojnë dhe veprojnë në komunën e juaj. Kryetari Suma tha se nga ky komunitet numër i madh i tyre janë nga komuna e Hanit të Elezit që më ka bërë të obliguar që personalisht të ju falënderoj. Janë shumë banorë të Komunës sime që këtu janë që nga vitet e 80 dhe fjalët e tyre janë fjalë falënderimi për ju dhe banorët e komunës suaj për të gjithë atë që keni bërë për gjithë këto vite tha kryetari Suma. Kjo qasje e juaj na ka obliguar që raportet ndërmjet dy komuniteteve ti avancojmë në një nivel tjetër atë të dy institucioneve ndërmjet dy komunave dhe mënyra më e mirë është binjakëzimi. Ndërsa Kryetari i Komunës së Celanos Settimio Santilli duke i uruar mirëseardhje Kryetarit Suma tha se në emër të tij dhe në emër të banorëve të komunës së Celanos mundë të shprehë falënderim të veçantë për komunitetin Kosovarë për integrimin e tyre të shkëlqyeshëm në komunën e Celanos. Ai tha se janë vetëm fjalë të mira për të gjithë e në veçanti ata nga Komuna e juaj të cilët janë në numër më të madh dhe janë shquar për korrektësi , punëtorë shumë të mirë dhe të cilët kanë fituar respektin tonë. Kryetari Sentili tha se edhe komuna e Celanos e vlerëson lartë iniciativën për binjakëzim dhe do ta përkrahim me shumë përkushtim që ajo të realizohet sa më shpejtë dhe në përputhje me Ligjet aktuale të të dy vendeve. Në takim Kryetari i Komunës së Celanos Settimio Santilli dhe Kryetari Suma biseduan edhe për shumë çështje tjera që do të ndikonin në avancimin e pozitës së bashkatdhetarëve tanë në Komunën e Celanos. Në këtë kontekst Kryetari Suma kërkoi nga Kryetari Santilli që nxënësve të komunitetit shqiptarë të ju mundësohet mësim plotësues nga gjuha dhe kultura shqipe, bashkatdhetarëve tanë të ju sigurohet ndonjë zyre në mënyrë që ata të zhvillojnë aktivitete kulturore, si dhe komunikimi me pushtetin lokal të ketë një adresë më legjitime. Ishte edhe oferta e Kryetarit Suma për Biznesin e Celanos që të hulumtojnë mundësit për investime në komunën e Hanit të Elezit. Të gjitha këto propozime të kryetarit Suma nga pushteti Lokal i Celanos u vlerësuan si shumë të arsyeshme me premtim se ato do të trajtohen shumë shpejt. Gjatë qëndrimit në komunën e Celanos Kryetari Santilli e njoftoi Kryetarin Suma edhe me funksionimin e Komunës së Celanos.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …