OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i është drejtuar me një letër shefave të grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha. Në letrën e saj, OVL e UÇK-së, ka shprehur pakënaqësi të thellë lidhur me publikimet dhe shkrimet e bashkë autores nga Basha, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përshkruar si “milici e nëntokës e lidhur me grupe kriminale dhe trafik droge”. Organizata u ka bërë thirrje grupeve parlamentare që të marrin përgjegjësi institucionale për nisjen e procedurës së shkarkimit dhe ka kërkuar që ky proces të zhvillohet me urgjencë, me arsyetimin se Kuvendi nuk duhet të udhëhiqet nga një figurë që, sipas tyre, ka denigruar UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …