OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, bën të ditur se në moshën 63 vjeçare është ndarë nga jeta, veterani, Mustafë Oruqi. Njoftojmë, bashkluftarët ,miqtë e shokët se në moshen 63 vjeçare është ndarë nga jeta Mustaf Oruqi nga Rahoveci. Mustafa ishte ndër ushtaret e shtabit “Artit” që e themeluan Toni, Mici, Piktori etj fillim 1998 dhe ne fund sherbeu në Koshare. Me sharmin e tij ishte i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe. Varrimi do të bëhet sot më 18 tetor 2024, në ora 14:00 pas faljes së Xhumas në varrezat e qytetit të Rahovecit! I qoftë i leht dheu i Rahovecit e i Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
