Ushtria Çlirimtare e Kosovës

OVL e UÇK-së: Krerët e vendit t’i tregojnë publikisht Serbisë përmasat e krimit që ka kryer në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndihet përgjegjëse për këtë që ka ndodhur me komandantin Ramush Haradinaj, njëkohësisht njëri nga udhëheqësit kryesor të politikës së shtetit të Kosovës, sepse nuk kemi kërkuar që çdo serbi, që ka bërë krime në Kosovë, t’i ngrihet padi penale dhe të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Këta janë me qindra e ndoshta me mijëra. Dëshmitarë për ta janë gjithë qytetarët e Kosovës, që janë masakruar prej tyre dhe gjithë familjarët e të vrarëve. Ne, nga ky rast mësuam dhe duke kërkuar falje për mosveprimin e derisotëm, do të fillojmë menjëherë të përpilojmë dosjet përkatëse për akuzë. I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës, Presidentit e Qeverisë, të bëhen pjesë me ne dhe unanimitet t’i tregojmë  Serbisë kriminale përmasat e krimit që ka kryer në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 12 mijë raste të parashkruara, drejtësia në Kosovë nën hijen e dështimit sistemik

Mbi 12 mijë raste penale janë parashkruar në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, duke …