OVL e UÇK-së kundërshton ashpër Dimal Bashën: “E papranueshme që në krye të Kuvendit të jetë dikush që fyen UÇK-në”

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka reaguar ashpër ndaj artikullit të vitit 2012 të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku pretendohej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte financuar nga trafikantë të drogës dhe mafia shqiptare. Sipas Sopit, ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm për veteranët, pasi sipas tij, në krye të Parlamentit nuk mund të jetë një njeri që fyer rëndë sakrificën sublime të popullit të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se OVL-ja, do të marrë vendime konkrete, ndërsa nesër nga ora 14:00 do të mbajë një konferencë ku do të bëhen publike hapat e ardhshëm. Sopi theksoi se artikulli i nënshkruar nga Basha nuk mund të justifikohet, pasi sipas tij, nënshkrimi si bashkautor tregon pajtim me përmbajtjen. Ai shtoi se anëtarësia e OVL-së ka kërkuar një reagim të ashpër, madje duke mos e përjashtuar as mundësinë e protestave deri në dorëheqjen e Bashës. Nënkryetari i OVL-së, u shpreh se deklaratat e tilla përbëjnë sulme ndaj vlerave kombëtare dhe se vetëm qarqet anti-shqiptare mund të godasin UÇK-në, e cila, sipas tij, mbetet simbol i lirisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: Drenasi, komuna e shtatë e PDK-së, të bashkuar drejt fitores së 28 dhjetorit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është rikthyer zyrtarisht në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, …