leoni

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

OVL e UÇK-së në Dukagjin thërret deputetët që të mos e votojnë Demarkacionin me Malin e Zi

Organizata e Veteranëve të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e zi, që pritet të ratifikohet me 1 shtator. “Logjika që të falim tokë për secilin nga proceset nëpër të cilat do të kalojë Kosova, është justifikim i rrejshëm dhe i rrezikshëm. Deputetët, para se t’i mendojnë privilegjet individuale duhet ta kujtojnë gjakun e derdhur për Lirinë dhe Shtetin e Kosovës, andaj as Ju dhe askush tjetër s’ka të drejtë të votojë faljen e tokës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate. Deputetëve u bëhet thirrje që para se të marrin vendim për të votuar, t’i kujtojnë heronjtë e kombit Adem Jasharin, Luan Haradinajn, Zahir Pajazitin dhe të gjithë Dëshmorët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …