Tema të tjera...
Aida Dërguti: “Nuk do të lejojmë poshtërimin e viktimave”, kërkohet llogaridhënie për ekspozitën
30/03/2026
Xhavit Jashari: “Brenda Qeverisë ka ministra anti-UÇK”, protesta kundër degradimit institucional
30/03/2026
Besnik Tahiri: Bllokada institucionale ka emër pushteti akuzohet për tendenca autokratike
30/03/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që iu bashkuan protestës simbolike të organizuar sot nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Përmes një njoftimi publik, kjo organizatë theksoi se protesta ishte një reagim ndaj, siç u shpreh, tendencave për shtrembërimin e historisë së luftës çlirimtare në Kosovë. OVL e UÇK-së, bëri të ditur se, nëse nuk do të ketë reflektim nga institucionet e vendit ndaj kërkesave të tyre, aktivitetet protestuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Sipas njoftimit, për çdo veprim të radhës, opinioni publik do të informohet me kohë, ndërsa organizata ritheksoi përkushtimin për të kundërshtuar çdo përpjekje që, sipas saj, cenon të vërtetën historike të luftës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
