leoni

OVL e UÇK-së: Refuzimi i provave për krimet serbe, goditje e rëndë ndaj drejtësisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë hedhur poshtë shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, që dokumentonin krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në reagimin e saj, OVLUÇK e ka cilësuar këtë vendim si “një fyerje të hapur ndaj drejtësisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës”. “Refuzimi i provave për krimet serbe është një akt që mohon dhimbjen e viktimave dhe përpiqet ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare. Kjo gjykatë po vepron me standarde të dyfishta, duke heshtur për gjenocidin dhe masakrat e kryera nga Serbia, ndërsa gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin e tyre nga pushtuesi”, thuhet në deklaratë. Sipas OVLUÇK-së, ky vendim dëshmon se gjykata speciale, po ndjekin një agjendë politike dhe jo drejtësinë e mirëfilltë. “Të quash ‘të parëndësishme’ faktet dhe dëshmitë për krimet serbe është jo vetëm padrejtësi, por edhe përpjekje për të rishkruar historinë në favor të agresorit”, thuhet më tej. Organizata ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ngritë zërin kundër, siç e quan, “kësaj padrejtësie që po i bëhet luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerave mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës”. “Kjo gjykatë po e humb çdo kredibilitet moral e ligjor. Populli i Kosovës nuk do të pranojë që historia e tij e lavdishme të nëpërkëmbet në emër të një drejtësie të selektuar,” përfundon reagimi i OVLUÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: Ndarjet partiake po dobësojnë çështjen kombëtare shqiptare

Në një analizë të thellë politike, studiuesi Ethem Çeku vlerëson se rreziku më i madh …