OVL-UÇK bënë të ditur se sot do të bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit Hysni Kajtazi në Ferizaj

OVL-UÇK bënë të ditur se sot do të bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit Hysni Kajtazi në Varrezat e Dëshmorëve të Ferizajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj, njofton për rivarrim e dëshmorit Hysni Kajtazi. “Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, të nderuar bashkëqytetarë/e, ftoheni të jeni pjesë e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit të UÇK-së Hysni Kajtazi, rivarrimi bëhet sot me datë 27.06.2018 – ora 18:00, rivarrimi bëhet nga varrezat e fshatit Polac të komunës së Skënderajt në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Dëshmori i Kombit Hysni Kajtazi ra për të mos vdekur kurrë në betejën e 14 dhjetorit të vitit 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, ku ishte pjesë e formacionit luftarak të UÇK-së, në krye me komandantin Mujë Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …