OVL-UÇK

OVL-UÇK: Do ta bllokojnë çdo seancë që thirret nga Kryesia e Kuvendit, derisa të merrën parasysh kërkesat tona

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së, ia kanë bërë me dije presidentes Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë projektligjin për pagën minimale pa përfshirjen edhe të kësaj kategorie. Nga kjo organizatë thonë se do ta bllokojnë çdo seancë që thirret nga kryesia, derisa të merren parasysh kërkesat e tyre. E, në presidencë kanë thënë se ende nuk u ka shkuar projektligji, por do ta analizojnë sikurse gjithë tjerët. Projektligji për pagën minimale, i miratuar të enjten, ku lihen jashtë rritjes së pensionit, veteranët e luftës së UÇK-së, ende nuk i ka shkuar presidentes për dekretim. Mirëpo, organizatat e veteranëve të luftës, po kërkojnë e para e shtetit që ta kthej projektligjin dhe të merren parasysh kërkesat e tyre. Megjithatë, në institucionin me të lartë të shtetit, thonë se po sa t’u shkoi ky projektligj, do ta analizojnë sikurse gjithë tjerët dhe pastaj do të vendosin.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …