Albin Kurti nuk do të jetë pjesë e takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë

Albin Kurti nuk do të jetë pjesë e takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot në Tiranë

Kryeministri Edi Rama sot është mikpritës i një takimi informal, të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerit për zgjerim Oliver Varheily. Synohet koordinimi dhe dalja me kërkesa të përbashkëta për Samitin Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tetor në Tiranë. Ky takim u paralajmërua prej kryeministrit Rama gjatë turit dy ditor në 5 vende të Ballkanit Perëndimor në kuadër te presidencës shqiptare të procesit të Berlinit. Formatit 6+1 në këtë takim shikohej, si një mundësi e mirë për të shkrirë akullin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti. Por kjo pritet të mos ndodhë. Më gjasë Albin Kurti nuk do të jetë sot në Tiranë nga ku pas shumë muaj ndërprerje dialogu me Beogradin, do të mund të takohej jo vetëm me Ramën që nuk e priti në Prishtinë por edhe me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq apo kryeministren Ana Brnabiq. Në vend të kësaj, kreu i qeverisë së Kosovës ka zgjedhur të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, të themeluar nga ish-kryeministri grek George Papandreou, që po mbahet aktualisht në Greqi: 16 deri në 20 Korrik. Në takimin informal në Tiranë, Kosova pritet të përfaqësohet nga Besnik Bislimi zëvendës-kryeministër dhe krye-negociator për bisedimet teknike me Beogradin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend. Krasniqi në një postim shkruan se ambasadorin Hovenier e ka njoftuar edhe rreth qëndrimeve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme. Në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së, takova ambasadorin e Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka njoftuar Memli Krasniqi.

Memli Krasniqi takoi ambasadorin amerikan, Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar  ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë …