OVL-UÇK

OVL-UÇK e shpreh shqetësimin e thellë për keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të luftës së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të luftës së UÇK-së. Që nga koha e marrjes së materialeve nga prokuroria, ka pasur dhe ka indikacione nga terreni se janë lëshuar dhe po lëshohen edhe më tutje certifikata të reja të statusit të veteranit. Si OVL-UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria. Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kërkojmë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë kompromituar procesit dhe vetë statusin e veteranit.

Kontrolloni gjithashtu

Ymeri: Protestat nuk duhet të mbahen te KEDS, por te ZRrE e Qeveria

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me …