MIT
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Lajmet / Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu vizitoi KQZ-në
Kosnett: SHBA do të shqyrtojë çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe ndryshimin e territorit

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu vizitoi KQZ-në

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së. Siç njofton kumtesa, përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, ishte tema e këtij takimi. Në fillim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka e njoftoi ambasadorin Braathu lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kujtoi dhe rolin këshill dhënës që misioni i OSBE-së do ta ketë për katër Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në këto komuna. “Përgatitja e procesit zgjedhor është duke vijuar sipas planifikimeve dhe deri më tani nuk është paraqitur ndonjë vështirësi në organizimin e tyre”, njoftoi kryetarja Daka. Nga ana e tij, ambasadori Braathu ka ritheksuar falënderimin për bashkëpunimin shumëvjeçar me KQZ-në dhe ka informuar anëtarët e KQZ-së për përgatitjet e OSBE-së për zbatimin e rolit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit, në përputhje me kërkesën e KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur organizon tryezën me temën "Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq”

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur organizon tryezën me temën “Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq”

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë dhe Ambasadës ...