OVL-UÇK

OVL-UÇK i paraqet BE-së shqetësimet për punën e Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka zhvilluar një takim me Jarmo Helppikangas, shefin e Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku ka paraqitur shqetësimet e saj lidhur me punën e Gjykatës Speciale. Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, takimi është mbajtur të enjten, gjatë të cilit përfaqësuesit e organizatës kanë kërkuar nga Helppikangas që këto shqetësime t’i përcillen të gjitha shteteve anëtare të BE-së. “E falënderojmë z. Helppikangas për gatishmërinë për të dëgjuar qëndrimet tona dhe për kërkesën që këto shqetësime të adresohen në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim. Organizata ka theksuar gjithashtu se vlerëson rolin dhe kontributin e BE-së në forcimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …