Sot, duke filluar në orën 12.00 është paraparë të mbahet protestë, në Prishtinë, e një pjese të veteranëve të UÇK-së, të drejtuar nga Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së. Me kërkesat e tyre pajtohet edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së, por nuk pajtohet me organizimin e protestës. Mospajtimet për vonesën e fillimit të zbatimit të ligjit për pensionet e veteranëve të UÇK-së, kanë bashkuar veteranët. Por ajo që i ndan janë veprimet, për të arritur qëllimin. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Smajl Elezaj mohon mundësinë që të përfshihet në protestën e Këshillit, i cili sipas tij ka 10 apo 15 veta, ndërsa pas Organizatës qëndrojnë rreth 30 mijë veteranë”, thotë Elezaj, duke mohuar mundësinë që sot në protestë të dalë edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri
Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
