OVL-UÇK

OVL-UÇK pas aktgjykimit të Apelit për Shalën: Prisnim lirimin, ky vendim e thellon bindjen se kjo gjykatë ka karakter politik

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Speciales për Pjetër Shalën. Kjo organizatë është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Apelit të Gjykatës për uljen e dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga 18 në 15 vjet burgim. OVLUÇK-ja ka theksuar se “edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim”. “Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme”, është thënë në reagimin e kësaj organizate. OVLUÇK-ja ka vlerësuar se “UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta”, se “e vërteta historike është në anën tonë” dhe se “bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht”. “Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …