leoni

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë, ku po mbahen padrejtësisht prapa grilave drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë për Ekonomia Online, se organizimi është në fazën përfundimtare dhe interesimi për pjesëmarrje është i madh, si nga Kosova, ashtu edhe nga mërgata. “Kemi pasur shumë bashkëluftëtarë tanë që kanë shprehur interesim për të udhëtuar me autobus për të marrë pjesë në protestë. Disa na kanë ndihmuar me përkujdesjen për organizimin e transportit. Do të jenë rreth pesë autobusë që do të nisen nga Kosova dhe do të kalojnë përmes Shqipërisë, pastaj drejt Italisë dhe më pas në Holandë. Kjo për shkak të frikës së kalimit në disa shtete, pasi në Serbi ekziston rreziku që emrat tanë të përfshihen në listat e Interpolit. Organizimi në diasporë po shkon shumë mirë, ka interesim nga Gjermania, Zvicra, madje edhe nga Australia dhe Amerika. Jemi në fazën finale; me autoritetet holandeze kemi përfunduar të gjitha procedurat për lejen. Gjithçka është gati, tashmë presim vetëm pjesëmarrësit në protestë” ka thënë mes tjerash, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë dy milion e 69 mijë e 98 qytetar me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë dy milion e 69 mijë …