leoni

OVL-UÇK: Protesta për Ramush Haradinaj të jetë sa më masive

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajtën konferencë për medie gjatë të cilës folën për përgatitjet e bëra për protestën për Ramush Haradinaj e cila do të mbahet nesër. Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati theksoi se protesta ka për qëllim mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të gjeneralit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, theksoi se Ramush Haradinaj është një personalitet i jashtëzakonshëm. Drejtuesit e organizatave të luftës iu bënë thirrje të gjitha partive politike që të marrin pjesë në protestën për mbrojtjen e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Dukagjinit. Kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj tha se protesta do të fillojë në orën 13:00, kurse, nisja nga të gjitha komunat do të bëhet në ora 11:00 nëpër stacionet e autobusëve të secilës komunë. Ai theksoi se transporti është i siguruar për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …