Pa qeveri funksionale dhe Këshill Ekonomiko-Social, rritja e pagës minimale mbetet e pamundur

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se procesi për rritjen e pagës minimale nuk mund të procedohet pa një Qeveri funksionale dhe pa konstituimin e Këshillit Ekonomiko-Social. Sipas tij, çdo vendim i mundshëm për pagën minimale duhet të kalojë përmes procedurave të përcaktuara me ligj, përfshirë themelimin e KES-it, propozimin e shumës nga sindikatat, Ministria e Financave dhe odat ekonomike, publikimin për konsultim publik, shqyrtimin e komenteve dhe miratimin përfundimtar nga Qeveria. Jakaj ka sqaruar se çdo iniciativë që ndërmerret jashtë këtij procesi është pa efekt juridik, duke theksuar se vendimi përfundimtar, pas plotësimit të të gjitha procedurave, mund të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2026. Këto komente ai i bëri në prag të takimit të paralajmëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ku pritet të diskutohet pikërisht mundësia e rritjes së pagës minimale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …