Pacolli: A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë?

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë paraqitjes së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe atij serb, Ivica Daçiq, gjatë punimeve të sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, është zhvilluar debat i ashpër. Ministri, Behxhet Pacolli reagoi ndaj përpjekjeve djallëzore të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq për të paraqitur një rol konstruktiv të Serbisë në rajon dhe për të demonizuar Kosovën në një forum kaq prestigjioz. Ministri Pacolli i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq duke i thënë se “Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu. Nuk jeni engjëll si doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë, ka thënë në mes tjerash shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …