Pacolli: Gjermania është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave

Pacolli: Gjermania është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka pritur në zyrën e tij deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me ç’rast kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai ka thënë se Gjermania është njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti shtetin e Kosovës dhe është e vendosur që të rrugëtojë krah saj edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres në zyrën time deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Vendi ynë duhet t’i intensifikojë raportet e shkëlqyera deri më tani me aleatin tonë historik Gjermaninë, në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik. Gjermania si njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti Kosovën, është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave si dhe procesin e anëtarësimit në Interpol. Koordinimi me shtetin gjerman nëpër të gjitha proceset është shumë i rëndësishëm për ecjen tonë të sigurt”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Hysen Gecaj: Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës, i cili mund të shkojë deri në një anarki të brendshme

Duke folur për armët që po gjenden në pjesën veriore të Kosovës, eksperti I sigurisë, …