Behxhet Pacolli

Pacolli: Kosova po hynë në një etapë shumë delikate prandaj duhet koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka deklaruar se Kosova po hynë në një etapë shumë delikate prandaj duhet koordinim me bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka thënë për “Ekonomia Online” se gjatë kësaj etape, bashkësia ndërkombëtare pothuajse është në anën tonë dhe Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare në drejtim të zgjidhjes së problemit me Serbinë. “Ne nuk duhet të bëjmë gabim që mund t’i kushtojë Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Koha për të treguar gjoksin dhe retorika ka përfunduar. Pseudopatriotizmi nuk ka vend më. Unë besoj se ShBA-ja konstant e kanë përkrahur Kosovën dhe janë duke përkrahur dhe ne duhet të veprojmë ashtu që të jem në sintoni në plotë me ShBA-në. Kosova nuk duhet të bëjë gabime që mund t’i kushtojë edhe qytetarëve sepse koha për të treguar gjoksin dhe retorika ka përfunduar” ka dekalruar mes tjerash lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …