Pacolli: Krimi e trafiku nuk njohin kufinj, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar

Pacolli: Krimi e trafiku nuk njohin kufinj, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, po merr pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Përendimor. Ai ka shkruar se Kosovës është e gatshme që me të gjitha kapacitetet shtetërore të kontribuojë në sigurinë dhe paqene e rajonit. “Në konferencen franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmova angazhimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje. Krimi e trafiku nuk njohin kufinj, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar. Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë – kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që ti kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …