Kryetari i Aleancës Kosova e
Re, Behgjet Pacolli, ka përsëritur qëndrimin e tij se presidenti duhet të
zgjedhet vetëm nga populli. Ai në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ka bërë
të ditur se kryetari i shtetit duhet të zgjedhet nga populli, në të kundërtën,
vendi do të hyjë në krizë presidenciale. “Vetëm një president i zgjedhur nga populli mund t’i jepte
fund krizës pa qenë nevoja për t’i përfshirë miqtë tanë të huaj si
ndërmjetësues”, ka thënë Pacolli. Kryetari i AKR-së, me tej ka shtuar se njerëzit
në pushtet nuk po e respektojnë një rezolutë parlamentare me vlerë kushtetuese
dhe po bëhen gati ta fusin vendin në një krizë të re politike. Pacolli, në
vazhdim ka kritikuar Qeverinë Mustafa, duke thënë se ajo ka dështuar në
ekonomi. Por sipas tij, edhe opozita nuk po merret me çështje të rëndësishme,
por ka mbetur peng i dy temave me anë të të cilave dëshiron ta rrëzojë Qeverinë.
Kontrolloni gjithashtu
17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar
Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …