Shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli ka kërkuar që shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj i arrestuar mbrëmë nga policia serbe duhet të lirohet. Ai ka shtuar më tutje se zyra e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka deklaruar në mes tjerash ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.
