Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka folur pas takimit të ekipit negociator me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel. Përmes një shkrimi ka thënë se në takim u tregua angazhimi i Kosovës ndaj procesit të dialogut, raporton lajmi.net. Siç ka thënë, marrëveshja duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE-, NATO dhe OKB. “Bashkë me udhëheqësin e Grupit të Dialogut, Limaj dhe anëtarët e tjerë patëm një takim me Federica Mogherinin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Treguam angazhimin e Kosovës ndaj këtij procesi që duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar ai.
