Behxhet Pacolli

Pacolli: Vizita e Grenellit dhe Boehlerit, sinjal i fuqishëm i angazhimit të ShBA-ve për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit

Kryetari i AKR-së, deputeti, Behxhet Pacolli, ka thënë se vizita e ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor në Kosovë, është një shenjë e fuqishmë e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për normalizimin ekonomik. “Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën”. “Këto projekte më financin amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën”, ka shkruar Pacolli. Sot, një delegacion i Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim (DFC), Adam Boehler, do të vizitojë Prishtinën, në kuadër të vizitës që pritet të fillojë nga Athina.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …